Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nderuar Profesor Rexhep Qosjen me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Ky nderim per Qosjen nga kryeministri Rama, u bë në një ceremoni të posaçme, që u zhvillua në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Rama tha për Qosjen “Patriot i palëkundur, nga të fundmit viganë në një botë mediatike qaramanësh, njeri i admirueshëm, një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehjeje të shqipes”.

Pas nderimit nga Rama në Prishtinë, profesori Rexhep Qosja u shpreh se ndihej shumë mirë madje i privilegjuar, që Rama e nderoi  sot me Yllin e Mirënjohjes Publike, një simbol domethënës për historinë tonë kombëtare.

Qosja tha se kryeministri Rama është politikani më i suksesshëm në këto 30 vjet të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.