Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinen.

Presidentja Von der Leyen do të nisë udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama, dhe Presidenti Ilir Meta. Së bashku me kryeministrin Rama, ajo do të marrë pjesë në përurimin e ‘Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Ndërsa pasdite, ajo do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, si dhe presidentin Stevo Pendarovski. Ajo do të zhvilloj një vizitë në një qendër kulturore rinore, së bashku me kryeministrin Zaev.

Ndërsa të mërkurën në mëngjes, Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ajo gjithashtu së bashku me kryeministrin Kurti do të vizitojë Kopshtin Cicërimat, i cili u ndërtua me fondet e BE -së.

Më pas Von der Leyen do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Gjukanoviq dhe kryeministri Zdravko Krivokapić. Gjatë qëndrimit të saj, ajo e shoqëruar nga kryeministri malazez do të vizitojë Institutin e Shëndetit Publik i cili mori mbështetjen e BE -së në luftën kundër pandemisë.

Pastaj presidentja e KE-së do të vizitoj Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të Mërkurën dhe kryeministren serbe Ana Brnabić të enjten. Të enjten në mëngjes, së bashku me presidentin serb Vučić, Von der Leyen do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes së një projekti në Korridorin X hekurudhor. Ajo gjithashtu do të jetë dëshmitare e nënshkrimit të një kontrate për rehabilitimin e një pjese në Autostradën e Paqes, e cila po mbështetet nga BE.

Ndalesa e saj e fundit do të jetë Bosnja dhe Hercegovina. Presidentja e Komisionit do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Urës Svilaj që lidh Kroacinë dhe Bosnjë -Hercegovinën, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija.Të njëjtën ditë, në Sarajevë, ajo gjithashtu do të ketë takime me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

By H P

One thought on “Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen sot viziton Tiranën, ndërsa nesër Prishtinën”

Leave a Reply

Your email address will not be published.