Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se , janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor.

Sipas Nagavcit mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.

Ajo ka shtuar se përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj ka vlerësuar të domosdoshme  respektimin e masave mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor.

Ky është postimi i plotë i Nagavcit:

Nesër fillon viti i ri shkollor.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kam vizituar shumë shkolla dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër. Ndonëse situata me pandeminë na ka sjellë në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor.

Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.

Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor.

Kjo është mënyra më e mirë për të vënë pandeminë nën kontroll, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.

Mësuesit e drejtuesit e shkollave kanë shumë punë e përgjegjësi, por jam e bindur se angazhimi dhe kujdesi i tyre nuk do të mungojë. Vaksinimi, respektimi i masave si dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet përfshirë edhe prindërit, do të na mundësojë një vit të suksesshëm shkollor.

 

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.