Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka ftuar një konferencë për media.

Haxhiu ka njoftuar se është proceduar për në qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun i cili do të votohet në mbledhjen e radhës. Sipas ministres nuk ka kohë dhe Kosova duhet të jetë shtet i së drejtës, duke theksuar se ky proces nuk po bëhet për një emër të përveçëm.

Ajo tha se një nga prioritet e Qeverisë tonë është zhvillimi i procesit të Vettingut në drejtësi, duke shtuar se ky proces pritet të përfundojë në një afat prej 5 vitesh.

Haxhiu ka theksuar se vettingu do të fillohet me strukturën më të lartë hierarkie në gjyqësorë dhe prokuroi për ta përfunduar ndaj të gjithëve në një afat prej 5 vitesh.

Ajo ka njoftuar se dokumenti përmban 5 opsione, ndërsa ka theksuar se fokusi i është kushtuar praktikave të mira.

Në konferencën për media ka folur edhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, e cila tha se ky koncept-dokuemnt është rezultat i një pune serioze të bërë nga grupi punues.

Ajo bëri të ditur se subjekt i Vettingut do të jenë të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët me pozita të larta drejtuese brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Shala tha më tej se anëtarët e procesit të Vettingut do të jenë profesionist të fushës së drejtësisë me integritet të lartë me mandat që do të zgjasë deri në fund të procesit

 

By H P

One thought on “Në mbledhjen e radhës së qeverisë do të votohet koncept-dokumenti për Vettingun”

Leave a Reply

Your email address will not be published.