SHSKUK ka lajmëruar se në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas SHSKUK, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.

Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-covid.

Ndersa sot sipas IKSHP janë regjistruar 133 raste positive dhe 2 raste të vdekjes. Deri më tani janë administruar 1.226.063 doza të vakcinës.

By H P

One thought on “Në Klinikën e Pulmologjisë s’ka më pacientë të prekur me COVID-19”

Leave a Reply

Your email address will not be published.