Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Nagavci është pritur nga homologu i saj, Mahmut Özer me të cilin kanë biseduar në lidhje me bashkëpunimin në fushën e arsimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar po ashtu, për raportet miqësore ndërmjet të dy vendeve, bashkëpunimin në fushën e arsimit në të gjitha nivelet, për lehtësirat për studentët tanë që studiojnë në Turqi, për projektet e kodimit, arsimin e të rriturve si dhe tema tjera me interes.

Ministrja gjatë kësaj vizite ka marrë pjesë në festivalin më të madh të Turqisë atë të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë, Teknofest.

Së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe konsullin turk, Serafettin Turan kanë vizituar disa shkolla dhe qendra arsimore. Me këtë rast, kanë parë nga afër, disa klasë speciale për arsim si dhe Qendrën e edukimit publik.

Bashkë me ministrin Damka, ministrja Nagavci është pritur edhe nga kryetarja e shoqatës së Kulturës, dhe Solidaritetit të Prizrenit, Gylen Aksu Türker dhe anëtarë tjerë të cilët shprehën dëshirën që të forcohet bashkëpunimi në të ardhmen.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.