Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka deklaruar se janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania Astrazeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia të cilave u ka skaduar afati.

Ministri Vitia deklaroi se ky s’është lajm i mirë, por si ministri e Shëndetësisë kanë paralajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti.

“Ka pasur shumë dezinformata përfshirë këtu edhe deputet të Kuvendit për afatin e këtyre vaksinave e përveç të tjerave ka ndikuar dukshëm në interesimin e qytetarëve për marrjen e këtyre vaksinove e deri në refuzim të tyre. Sic e kemi cekur disa herë në ballafaqim me pandeminë e pas përballjes me Delta nuk jemi në situatë ku duhet zgjedhur vaksinën sidomos kur ato janë të sigurta.

Një pjesë e vendeve të rajonit dhe jo vetëm nuk kanë pasur mundësinë e zgjedhjes e janë vaksinuar edhe me vaksina të pacertifikuar. Për ne siguria dhe cilësia e vaksinave është parësore dhe prandaj s’kemi pasur kompromis në këtë drejtim dhe s’do të kemi as në të ardhmen.Vaksinat që janë në stoqet tona janë të sigurta dhe për këtë sigurojmë jo vetëm ne, por edhe OBSH dhe të tjerët.Ju siguroj se aktualisht kemi mjaftueshëm vaksina dhe s’do të lejojmë në asnjë moment që stoqet tona të mbesim pa to për asnjë moment”, tha Vitia.

Tutje ai deklaroi se në fund të kësaj jave pritet të arrijnë edhe 150 mijë vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas edhe 100 mijë të tjera nga Italia.

Janë donacione të miqve tanë dhe në këtë kohë janë treguar solidar e u jemi mirënjohës.Edhe këto vaksina janë Astrazeneca dhe me afat deri në nëntor të këtij viti.Në javën tjetër presim të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave të prodhuara nga Pfrizer, përmes COVAX si donacion nga SHBA prej 500 mijë doza dhe 200 mijë doza nga kontrata që kemi me Pfizer e që fillojnë të vijnë në fillim të çdo jave.Gjatë muajit gusht janë administruar mbi 400 mijë e 10 mijë vaksina dhe në shtator ky numër do të rritet, shtoi ai./meKryeministrin.info/

By A. P.

2 thought on “Largohen nga administrimi mbi 133 mijë doza të vaksinave Astrazeneca, u kaloi afati”

Leave a Reply

Your email address will not be published.