Kuvendi i Shqipërisë sot do të mblidhet në një seancë maratonë, ku pritet të votohet për kabinetin e ri qeveritar “Rama 3”.

Pas pak pritet të filloj seanca, ku pritet të marrë fjalën Kryeministri Edi Rama i cili do të prezantojë programin e tij qeverisës. Ndërsa në orën 13:00 është parashikuar një sesion tjetër, ku do të ketë pyetje nga radhët e deputetëve. Në orën 16:00, pritet që të nisë sesioni ku do të ketë debate dhe çdo deputet do të ketë minutazhin e tij për të folur.

Të mërkurën u publikua programi qeverisës për mandatin e tretë qeveritar prej 42 faqesh ku ishte i bazuar në 5 shtylla kryesore. Rimëkëmbja, Mirëqenie për të gjithë. Modernizim për zhvillim të sektorëve kyç, Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen dhe shtylla e 5 diplomacia: Shqipëri e fortë.

Ndërkohë, Partia Demokratike nuk do ta bojkotojë këtë seancë plenare. Basha u ka kërkuar deputetëve të tij që nesër të shfrytëzojnë kohën e tyre për debat. Mësohet se deputetët kanë vendosur që të flasin për tri çështje kryesore, siç është pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend. /meKryeministrin.info/

Burimi: tklan.al

By H P

One thought on “Kuvendi i Shqipërisë sot voton për kabinetin qeveritar “Rama 3””

Leave a Reply

Your email address will not be published.