Sot u bë përurimi i Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë, ku ndër të tjerë i pranishëm ishte edhe Kryeministri Albin Kurti.

Ai në fjalimin e tij ka thënë se për një moment të duket imagjinare ta kuptosh se Kosova fiton para fuqive botërore. Por në fakt, tha se kjo është realitet, është sfidë e përbashkët ta vazhdojmë traditën e sukseseve ndërkombëtare.

Shtetet e rajonit, Evropës dhe Botës tashmë e kanë kuptuar kapacitetin që ne e kemi, ka thënë kryeministri.

Kurti ka thënë se sporti është prioritet shtetëror. Andaj, sikur këtë qendër sot, në vazhdim do t’i përurojmë edhe qendrat e tjera sportive të cilat janë në planifikim apo ndërtim e sipër, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se pret medalje të tjera olimpike në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Ai njoftoi se MKRS-ja do të propozoj shpalljen e Majlinda Kelmendit “Qytetare me Merita të Veçanta”.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.