Kryeministri I Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl.

Në këtë takim u diskutua për procesin zgjedhor me rastin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Mandl, i cili njëherësh është edhe eurodeputet austriak dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, u shpreh i lumtur që do të qëndrojë në Republikën e Kosovës edhe me përgjegjësinë e Shefit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Ai u njoftua rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Kosovë, organizimi i të cilave sikurse ato lokale të muajit të ardhshëm do të bëhet në situatë pandemie.

Kryeministri Kurti tha se zgjedhjet e kaluara parlamentare, përveçse ishin të lira, demokratike dhe fer, ishin shembull i organizimit në kuptimin e përgatitjeve të tyre dhe disiplinës organizative për zbatimin e masave kundër pandemisë COVID-19.

Megjithëkëtë shtoi se duke pas parasysh përvojat në zgjedhjet paraprake dhe mësimet që duhet të nxjerrim nga ato, e vlerësoi të rëndësishëm praninë e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve. Kjo prani sipas kryeministrit është sidomos e rëndësishme në komunat e banuara me shumicë lokale serbe, me theks në ato në veri të vendit, ku siç ka evidentuar edhe raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 14 shkurtit, banorët lokalë dhe përfaqësuesit e subjekteve tjera lokale serbe, përveç Listës Serbe, janë ndjerë të frikësuar për shkak të presionit dhe intimidimit që kanë përjetuar në zgjedhjet e kaluara.

Të pranishëm në takim ishin edhe dy përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.

By H P

2 thought on “Kryeministri Kurti e vlerëson të rëndësishëm praninë e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve”
  1. Fantastic goods from you, man. I’ve bear in mind your stuff previous to and you’re simply too fantastic.
    I really like what you have acquired here, really like what you are saying and
    the best way in which you are saying it. You’re making it enjoyable and you still take care of
    to keep it wise. I can not wait to read much
    more from you. This is actually a tremendous web site.

Leave a Reply

Your email address will not be published.