Kryeministri Albin Kurti i’a ka uruar komunitetit boshnjak festën kombëtare. Ai ka thënë se roli i boshnjakëve në të gjitha proceset është historik dhe i palëkundur, prandaj sot, boshnjakët e Kosovës janë pjesë përbërëse e pandashme e shoqërisë sonë.

Kryeministri Kurti ka thënë se ndihet krenar që Republika e Kosovës është atdhe i boshnjakëve të cilët me vite kanë dhënë kontribut dhe angazhim në zhvillimin e vendit tonë, përkundër të gjitha sfidave në të kaluarën e nga e kaluara.

Kryeministri  ka theksuar se komuniteti boshnjak, përveç si pjesë e peizazhit multietnik të Kosovës, mund të luaj rol të rëndësishëm si urë kryesore në mes të shtetit tonë dhe Bosnje e Hercegovinës, në heqje të vizave, qarkullim normal të njerëzve dhe të kapitalit, deri te njohja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, popujt e të cilave kanë patur fat të ngjashëm.

Ndërsa zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi, e ka falënderuar kryeministrin Kurti për besimin dhe mundësitë që u ka dhënë komunitetit boshnjak në Kosovë për të qenë të përfaqësuar deri në nivelet më të larta institucionale. Ajo  ka thënë se komunitetet pakicë në Kosovë duhet t’i shfrytëzojnë këto mundësi për ruajtjen e vlerave kulturore, identitetin, gjuhën dhe kulturën.

Në shënimin e Ditës së Boshnjakëve ishin të pranishëm ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zëvendës shefi i i misionit të ambasadës franceze z. Cyprien Francois, ish zëvendës shefi i misionit të OSBE-së, z. Kilian Ëahl, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj, Samra Ilijaz e të tjerë.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.