Kryeministri shqiptar Edi Rama ka nderuar me medalje, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike kancelaren gjermane Angela Merkel.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një video bashkë me kancelaren Merkel, teksa ia dhuron medaljen e Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Rama shkruan “Danke Angela. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”.

Kancelarja Merkel ka filluar dje vizitën dy ditore në Ballkanin Perëndimor, fillimisht në Serbi, ndërsa sot ka vazhduar vizitën në Shqipëri ku ka realizuar takim me Kryeministrin e Shqipërisë Rama dhe pritet të realizoj takim edhe me Kryeministrin Kurti si dhe me krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kurti pritet t’u adresohet mediave pas përfundimit të takimit me kancelaren Merkel.

By H P

One thought on “Kryeministri i Shqipërisë Rama nderon me medalje kancelaren gjermane, Angela Merkel”

Leave a Reply

Your email address will not be published.