Sot u bë përurimi i Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë. Në përurimin e kësaj qendre të Pranishëm ishin Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, drejtuesit e xhudos kosovare si dhe sportistët e këtij sporti si dhe liderët opozitarë si Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se tashmë xhudistët janë bërë me një shtëpi siç e meritojnë.

“Historia gjithmonë do të flas për ju. Së pari Majlinda e më pas Distria dhe Nora. Jeni ju që na bëni të mburremi me sukseset tuaja. Fillimet e juaja sigurisht që nuk kanë qenë të lehta. Puna dhe stërvitja e madhe dhe përkushtimi që keni pasur ka sjell suksesin e madh. Ju e zbardhët fytyrën e një kombi te tërë”, ka thënë presidentja.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë kësaj ceremonie ka ndarë titullin ‘Nderi i Republikës’ për kampionet olimpike Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Distria Krasniqin është nderuar nga Presidentja me medaljen presidenciale

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij ka thënë se për një moment të duket imagjinare ta kuptosh se Kosova fiton para fuqive botërore. Por në fakt, tha se kjo është realitet, është sfidë e përbashkët ta vazhdojmë traditën e sukseseve ndërkombëtare.

Shtetet e rajonit, Evropës dhe Botës tashmë e kanë kuptuar kapacitetin që ne e kemi, ka thënë kryeministri.

Kurti ka thënë se sporti është prioritet shtetëror. Andaj, sikur këtë qendër sot, në vazhdim do t’i përurojmë edhe qendrat e tjera sportive të cilat janë në planifikim apo ndërtim e sipër, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se pret medalje të tjera olimpike në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Ai njoftoi se MKRS-ja do të propozoj shpalljen e Majlindës “Qytetare me Merita të Veçanta”.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.