Kancelarja gjermane Angela Merkel sot pritet ta vizitoj Tiranën, ku është planifikuar të takojë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe krerët e qeverive të Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.
Merkel, vizitën e saj lamtumirëse e filloi dje me 13 Shtator në Ballkanin Perëndimor, vende të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit në BE.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Merkel tha se një nga qëllimet e Gjermanisë është të shohë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me Bashkimin Evropian, por ata kanë një “rrugë të gjatë” për të bërë.
Ajo tha se anëtarët e BE -së duhet të kenë parasysh se është në interesin gjeostrategjik absolut të BE -së të çojë përpara procesin e integrimit.
Si kancelare e Gjermanisë, theksoi se gjithmonë ua bën të qartë anëtarëve të tjerë të BE -së sa e rëndësishme është që Bashkimi Evropian të afrohet me vendet e Ballkanit.
Merkel vlerësoi përparimin e bërë deri më tani, por gjithashtu inkurajoi hapa të mëtejshëm drejt sundimit të ligjit, demokracisë dhe pluralitetit të shoqërisë civile.
Kancelarja Merkel pritet të përfundoj mandatin e saj ndërsa Gjermania do të mbaj zgjedhjet e përgjithshme më 26 shtator. Kandidati kryesor në sondazhet e votuesve është ministri gjerman i Financave Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate të qendrës së majtë.

By H P

One thought on “Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton Tiranën”

Leave a Reply

Your email address will not be published.