Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë  Edi Rama, Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi Shqipërinë për përparimin e bërë viteve të fundit.
Merkel tha se marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira dhe theksoi se mund ta zgjerojnë më tej bashkëpunimin dhe se këtë e kanë bërë të qartë në mënyrë të shumëfishtë. Ajo përgëzoi Shqipërinë për të gjitha përpjekjet që ka marrë vitet e fundit për të ristrukturuar strukturën e vetë të drejtësisë, duke shprehur besimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë mbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit.
Merkel tha se për fat të keq, kjo nuk u realizua dot gjatë Presidencës së Këshillit nga Gjermania  për shkak të vetos së Bullgarisë, por theksoi se do të jenë pranë këtij procesi pasi në të është investuar vërtet shumë forcë dhe energji.
Ajo shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.
Tutje Merkel përshëndeti përpjekjet e tregut të përbashkët rajonal duke theksuar se sot kanë rënë dakord sa më shumë të bashkëpunojnë në këtë. Shtoi se procesi i Berlinit nuk është zëvendësues për anëtarësim në BE dhe se negociatat do të zhvillohen për secilin prej vendeve, që kanë statuse të ndryshme. Potencoi se kishte një diskutim konstruktiv dhe se do të vijoj bisedat rajonale me shefat e qeverive të vendeve të rajonit. Më datën 6 tetor do të takohemi sërish, shpesoj që deri atë herë të kemi arritur progres, tha Merkel.

By H P

One thought on “Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzon Shqipërinë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.