Presidentja Osmani është takuar me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Nicholas J. Giacobbe, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

Sipas Presidentes Osmani Serbia po tenton ta destabilizojë situatën, gjë që sipas saj është në vazhdën e përpjekjeve  ruso-serbe për zhbërjen e të arriturave të SHBA-ve, BE-së, dhe NATO-së në Kosovë dhe rajon.

Presidentja Osmani ka thënë se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo ka theksuar se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel, por e cila nuk është zbatuar nga ana e Serbisë.

Presidentja Osmani e ka bërë të qartë po ashtu që Kosova në asnjë moment nuk ka qëllim të eskalojë situatën. Në veçanti, ajo ka potencuar se përkushtimi kryesor i institucioneve të vendit është mirëmbajtja e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtja e secilit qytetarë në Republikën tonë. Duke folur për procesin e dialogut, Presidentja Omani ka konfirmuar se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e tij dhe ritheksoi rëndësinë e  trajtimit të barabartë të palëve të përfshira në të.

Ndërsa, Giacobbe ka potencuar se për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, duke shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.

By H P

One thought on “Giacobbe: për SHBA sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm”

Leave a Reply

Your email address will not be published.