Epidemiologu Sinan Rizvanolli ka thënë që edhe Kosova mund të rrezikohet nga varianti i ri i COVID 19 i njohur si “mutacion i dyfishtë”.

“Për shkak të lëvizjeve të njerëzve shumë të mëdha për një kohë të shkurtër mund të paraqitet në Kosovë dhe ne nuk jemi të mbrojtur nga ky variant”.

Rizvanolli ka thënë që ky variant është 70 përqind më i transmetueshëm se variantet e tjera.

“Varianti i ri i cili së pari u paraqit në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete të tjera është 70 përqind më i transmetueshëm se varianti i mëparshëm. Ky i ka 17 ndryshime potenciale antigjenike në strukturën e vet”.

Për nga forma klinike nuk e di, për atë e dinë më mirë e dinë klinicistët a është më i rrezikshëm, por më i transmetueshëm është. Varianti MU është më i transmetueshëm dhe mund t’i rrok edhe ata që janë të vaksinuar, por nuk është e rrezikuar jeta e tyre, u shpreh tutje ai.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes”, tha organizata.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e përcaktojn një “variant me interes” nëse të dhënat gjenetike të virusit ndikojnë në transmetimin, diagnostikimin, terapinë ose përgjigjen imunitare./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Epidemiologu: Varianti i ri i quajtur “MU” mund të paraqitet edhe në Kosovë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.