Kryetari i Komisionit për Siguri nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka ftuar sot një konferencë për media, ku ka folur për situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit për targa me Serbinë.

Berisha ka thënë se Policia e Kosovës në dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak është duke e zbatuar ligjin.

Berisha ka thënë se qeveria duhet të jetë e vendosur dhe të mos bie pre e provokimeve të serbëve në veri, provokime këto që janë të projektuara në Beograd dhe Moskë. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vendosur në mbrojtjen e qenësisë së saj, ka shtuar ai.

Berisha ka theksuar se demonstrimet në kufi nga forcat serbe nuk e trembin asnjë kosovar. Kosova ka rini dhe ka njerëz atdhedashës që i dalin zot vendit sa herë që ka nevojë, tha Berisha.

By H P

One thought on “Berisha: demonstrimet në kufi nga forcat serbe nuk e trembin asnjë kosovar”

Leave a Reply

Your email address will not be published.