Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në “Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” që po mbahet në Shkup, e ka quajtur historike nismën mes shtetit të tij, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për tregti të lirë.

Vuçiq, pasi u lavdërua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “për zemërgjerësi në lidhje me gjithëpërfshirjen në nismën Mini-Schengen”, e ka kthyer lëvdatën.

Vuçiq, ka thënë se Rama po kryen punë të mirë, kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po gabon.

“Mendoj se Rama po kryen punë të mirë për popullin e tij, e ajo që po bën Kurti, që nuk kupton e që mendon se me mesazhe shoviniste mbyll hapësirën, kërcënon e shantazhon… Mendoj se po gabon, por nuk kam asgjë kundër”, tha Vuçiq.

Sot në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në kuadër të nismës së “Mini-Schengenit” dhe liderët e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut nënshkruan disa marrëveshje e memorandume mirëkuptimi.

Kosova menjëherë reagoi duke thënë se nuk e përkrah një nismë të tillë dhe se ajo është pa vizion./meKryeministrin.info/

By A. P.

11 thought on “Vuçiq: Rama po kryen punë të mirë, kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po gabon”

Leave a Reply

Your email address will not be published.