Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut, janë bërë 2.550 testime ndërsa janë evidentuar 15 raste të reja me koronavirus.

Rastet janë evidentuar në Shkup-10, Kumanovë dhe Dibër nga dy dhe në Tetovë një rast.

Janë regjistruar gjashtë pacientë të shëruar, në Shkup dhe një në Tetovë.

Nuk ka pacientë të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë evidentuar 155.965 raste me koronavirus, janë shëruar 150.243 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur 5.488 persona.

Numri i rasteve aktive është 234./meKryeministrin.info/

By A. P.

Leave a Reply

Your email address will not be published.