Këtë të premte, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Znj. Gërvalla do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, transmeton Observeri.

Sipas ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.

Një ditë më parë në Shkup u zhvillua “Forumin Ekonomik për bashkëpunim Rajonal” ku morën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ky forum u përmbyll me nënshkrimin e një marrëveshje dhe dy memorandume bashkëpunimi mes tre vendeve.

Qeveria e Kosovës nuk kishte një përfaqësues në këtë tryezë dhe mohoi të ketë marrë një ftesë zyrtare.

Ndërkohë, Rama, Vuçiç dhe Zaev bënë thirrje që vendet e tjera të Ballkanit t’i bashkohen nismës së “Open Balkan”.

By UH

6 thought on “Ministrja Gërvalla vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takime me krerët e shtetit”

Leave a Reply

Your email address will not be published.