Në 24 orët e fundit në Kosovë, kundër COVID-19 janë vaksinuar 11 mijë e 513 persona.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani në Kosovë 293 mijë e 693 vaksina janë dhënë kundër COVID-19, ndërsa 83 mijë e 630 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga MSH.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga 13 korriku të mund të aplikojnë për vaksinim edhe personat mbi 18 vjeç.

Ndërsa, ministri Arben Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen me vaksinat që i ka në dispozicion vendi, duke u shprehur se ato janë të sigurta dhe të aprovuara./meKryeministrin.info/

By A. P.

Leave a Reply

Your email address will not be published.