Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë do të jetë prezentë në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Një njoftimin për media të Presidencës thuhet se Osmani do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shtetit japonez.

Gjatë qëndrimit në Tokio, presidentja Osmani së bashku me liderë të tjerë botërorë do të pritet nga Perandori Naruhito.

Teksa në kuadër të takimeve bilaterale, Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetëror.

Ndryshe, Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike Tokio, ndërkaq Presidentja Osmani do t`i mbështesë ata nga afër.

Presidentja ka përgëzuar sportistët kosovarë, duke uruar që secili nga ta të triumfojë në disiplinat përkatëse sportive.

Ndryshe, ekipi olimpik i xhudos ka mësuar sot shortin para garave që i nisin të shtunën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Të pesë garuesit tanë me normë olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova synojnë medalje olimpike.

Trajneri Driton Kuka, që ka ndjekur online shortin për shkak të masave ndaj Covid 19, pret që garuesit e tij të vazhdojnë tutje edhe pas raundit të parë.

“Shorti në Lojërat Olimpike e ka rëndësinë e vet, por jo të madhe. Për ekipin tonë shorti është një nismë e rrugëtimit. Në xhiron e parë realisht garuesit tanë duhet të ecin tutje, e pastaj të shohim”, deklaroi Kuka

By UH

One thought on “Lojërat Olimpike në Tokio – Presidentja Osmani udhëton për në Japoni”

Leave a Reply

Your email address will not be published.