Nga data 10 korrik, ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Afati për aplikim përmbyllet më 18 gusht 2021.

Gjatë kësaj periudhe 40 ditore, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës, apo në linkun direkt: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021./meKryeministrin.info/

By A. P.

6 thought on “KQZ: Fillon periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale”
  1. Hey, I think your site might be having browser
    compatibility issues. When I look at your blog in Chrome, it looks fine but when opening in Internet Explorer, it has some overlapping.
    I just wanted to give you a quick heads up! Other then that, awesome blog!

  2. Excellent blog here! Also your web site rather a lot up very fast!
    What host are you the use of? Can I am getting your associate hyperlink in your host?
    I want my website loaded up as fast as yours lol

Leave a Reply

Your email address will not be published.