Komuna e Mitrovicës së Jugut, ka marr vendim që të miratohet rekomandimi i Drejtorisë për Arsim, që për bashkatdhetarët lejohet shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të shkollave të qytetit për parkingje publike.

Përjedhojë, me miratimin e vendimit, lejohet shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të shkollave të qytetit për parkingje publike, për bashkatdhetarët tanë, të ardhur nga Diaspora, për pushime të verës, shkruan Observeri.

Lidhur me këtë vendim, nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, përmes llogarisë së tij sociale, ka reaguar Imer Fejza, i cili edhe e ka propozuar idenë për t’ua lehtësuar bashkatdhetarëve qëndrimin në vendlindje.

“Më vie mirë që kjo ide e imja u shndërrua në vendim nga ana e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës.

Tani jam i bindur që qarkullimi në qytet do të lehtësohet”, ka shkruar Fejza.

Postimi i plotë:

Më vie mirë që kjo ide e imja u shndërrua në vendim nga ana e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës. Tani jam i bindur që qarkullimi në qytet do të lehtësohet”, ka shkruar Fejza.
Falemnderit./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Komuna e Mitrovicës së Jugut: Për bashkatdhetarët lejohet shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të shkollave të qytetit për parkingje publike”

Leave a Reply

Your email address will not be published.