Shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur, i ka pritur sot në takim Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti.

Ky është takimi i parë i Hotit me familjarë, prej se e ka marrë udhëheqjen e komisionit qeveritar.

“Prej ditës së parë kur e kam marrë pozitën e kryesuesit të komisionit, kam dashur që takimi i parë zyrtar i ftuar prej meje të jetë me familjarët e personave të zhdukur, në këtë rast me shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur.

Sot është mbajtur ky takim në objekt të Qeverisë së Kosovës, dhe më vjen mirë që këta familjarë e kanë mirëprit emërimin tim në të dyja pozitat dhe e kanë ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë me mua në udhëheqje të këtyre pozitave”, i ka thënë Hoti.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar djalin e profesorit të zhdukur, Ukshin Hoti, kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, sipas kp.

Gjithashtu, Kurti e ka emëruar Andin Hotin edhe kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur./meKryeministrin.info/

By A. P.

Leave a Reply

Your email address will not be published.