Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e investimeve për vitin 2021, i cili njeh zhvillimet në sektorin financiar, e ka mirëpritur Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Raporti i DASH, vlerëson se sistemi rregullativ është në pajtueshmëri me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Nuk ka kufizime përtej kërkesave normale rregullatore në lidhje me burimin e kapitalit, përshtatjen dhe aftësinë e investitorëve.

Raporti në fjalë, thekson se BQK-ja ka marrë të gjitha masat e kërkuara për të përmirësuar politikat për rrjedhën e lirë të burimeve financiare. Gjithashtu, theksohen përmirësimet e vazhdueshme të qasjes në kredi të sektorit privat, ndërsa investitorët e huaj mund të marrin kredi dhe mund të hapin llogari bankare.

Megjithëse sipas parashikimeve të FMN-së ekonomia kosovare gjatë vitit 2020 kishte rënie prej 6% për shkak të COVID-19, sektori bankar mbetet mirë i kapitalizuar dhe profitabil.

Raporti vlerëson se shërbimet financiare dhe huadhënia bankare janë përmirësuar dukshëm gjatë viteve të fundit. Në mars 2021 kreditë joperformuese janë në nivelin prej 2.7%, përderisa normat e interesit kanë rënë dukshëm, nga një mesatare prej 12.7% që ishin në vitin 2012 në një mesatare prej 3.1% në marsin e vitit 2021.

Gjithashtu, lejohet transferimi i fondeve në tregjet e huaja ose shndërrimi në valutë të huaj, të cilat duhet të përpunohen në përputhje me procedurat bankare të BE-së.

Kosova nuk zbaton asnjë lloj kontrolli të kapitalit ose kufizime në flukset ndërkombëtare të kapitalit dhe si e tillë, qasja në këmbimin e valutave të huaja për dërgesat e investimeve është e liberalizuar plotësisht.

Pavarësisht tronditjeve nga COVID-19 në të gjitha ekonomitë botërore, në vitin 2020 remitancat në Kosovë ishin të qëndrueshme dhe shënuan rritje prej 15.1% ose mbi 1.2 miliard dollarë./meKryeministrin.info/

By A. P.

13 thought on “Departamenti Amerikan: Kosova ruajti sektorin financiar nga ndikimi i Covid-19”
  1. Thank you for another informative site. Where else could I
    get that kind of info written in such an ideal means?
    I’ve a project that I am simply now working on, and I
    have been at the look out for such information.

  2. Wow that was unusual. I just wrote an extremely long comment but after I clicked submit my comment didn’t
    show up. Grrrr… well I’m not writing all that over again. Anyhow, just wanted to say wonderful blog!

  3. My spouse and I stumbled over here from a different
    page and thought I should check things out. I like what I
    see so now i am following you. Look forward to looking at your web page for a second
    time.

Leave a Reply

Your email address will not be published.