Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë disa konsiderata për politikën turke.

I pyetur për shkëputjen nga AKP, pra nga Erdogan, ish-kryeministri turk ka nxjerrë si shkak korrupsionin dhe pamundësinë për zbatimin e reformave.

“Sot korrupsioni është më i përhapur se asnjëherë tjetër. Doja të luftoja nepotizmin, por përpjekjet e mia shkuan kot. Kur u largova, dhëndri i Erdogan u bë njeriu më i fuqishëm në sistem. Unë isha për etikë në politikë. Erdogan nuk e donte këtë“, është shprehur Davutoglu.

Një tjetër arsye për fërkimit dhe ndarjen me Erdogan sipas ish-kryeministrit ka qenë efiçenca e tij.

Ai nuk pranon kënd krahas vetes. E ktheu lidershipin e partisë kundër meje, vijon Davutoglu.

Sipas tij Erdogan ndryshoi në vitin 2013 dhe jo vetëm për shkak të protestave në Gezi Park në Stamboll.

FETO po merrte përherë e më shumë pushtet dhe në mënyrë të pacipë. Dhe Erdogan po bëhej përherë e më shumë autoritarist. Si kryeministër u përpoqa ta ndreq këtë gjendje. Por isha i paaftë të realizoja çfarë doja, ka thënë ai.

Një kritikë direkte shkon për zyrtarët e partisë së Erdogan, që sipas Davutoglu edhe kanë frikë, por më tepër përfitojnë nga sistemi i ngritur.

“U përpoqa ta ndryshoj partinë nga brenda. Synimi im nuk ishte asnjëherë të rrëzoja Erdoganin. Doja që ai të kishte sukses sa kohë që sjellja e tij përputhej me demokracinë. Kur ai prezantoi sistemin presidencial në vitin 2017, mendova: Jepi një shans, ndoshta do të përmirësohet. Patëm tre takime të gjata dhe i paraqita atij tre letra me propozime për reforma…”, shprehet teoricieni turk që e cilëson në intervistë grushtin e shtetit të vitit 2016, si një sulm ndaj demokracisë turke.

Davutoglu shton se që nga ai vit gjërat janë përkeqësuar dhe njerëzit duan ndryshimin, largimin e Erdogan që ka humbur lidhjen me realitetin. Ai cilëson se një pjesë e qeverisë turke funksionon si mafia çka në finale të bind se ekzekutivi aktual nuk ka kapacitetet dhe as kontaktin që të menaxhojë krizën ekonomike në Turqi.

I pyetur për mundësinë e një lufte civile nëse Erdogan humbet pushtetin, Davutgolu ka thënë se: Populli turk nuk do ta lejojë një gjë të tillë, siç nuk lejoi që komplotistët të merrnin pushtetin në vitin 2016. Si politikanë ne nuk duhet të mbjellim panik për asnjë arsye. Ne duhet ta inkurajojmë popullin…Regjimet autoritariste janë të vetmet që përfitojnë nga polarizimi. Nëse gjërat qetësohen, askush nuk do të votojë qeverinë inkompetente dhe injorante të Erdoganit…Synimi im është rikthimi i demokracisë në Turqi.

Davutoglu drejton një parti politike kundërshtare me pushtetin e Presidentit aktual Erdogan, e megjithatë, intervista e tij mund të përshkruhet si e kujdesshme lidhur me disa aspekte të historisë së afërt politike të Turqisë./meKryeministrin.info/

By A. P.

2 thought on “Davutoglu: Unë isha për etikë në politikë, Erdogan nuk e donte këtë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.