Nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga NJSO-ja dhe Krim Teknika e DPP-së, sot ka kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personave të dyshuar: H.K (1988), S.K (1970), V. K (2001) dhe V.K (2000).

“Këta të dyshuar që në janar 2021, në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit në të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara. Me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdorën në procedurë të mëtejme”, njofton policia.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14 (katërmbëdhjetë) fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar si povë materiale: dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.

“Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, përfundon njoftimi i policisë./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Arrestohen 4 persona pasi futën në qarkullim 10 mijë dollarë të falsifikuara në Pejë e Prizren”

Leave a Reply

Your email address will not be published.