Pjesëmarrjen e sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Forumin për Bashkëpunim Rajonal në Shkup, ku ishin edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka kritikuar ashpër Përfaqësuesi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipëri, Boiken Abazi.

Abazi e ka quajtur Ramën kolaboracionist, duke thënë se po punon sipas planeve ekspansioniste të Serbisë.

“Nënshkrimet e Edi Ramës sot do të mbeten gjithashtu në histori. Ato janë nënshkrime të një kryeministri kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. Me këto marrëveshje, Rama e vendos ekonomikisht Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë, duke e varfëruar më tej vendin”

Ai e ka lidhur këtë forum edhe me Konferencën e Londrës, fiks 108 vjet më parë, kur u copëtuan tokat shqiptare.

Në Konferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, duke lënë jashtë kufijve mbi 40% të popullit shqiptar, nën trysninë e Serbisë dhe Greqisë.

Vendimet e asaj konference krijuan një padrejtësi historike që populli shqiptar e vuan sot e kësaj dite. Sot, 108 vite më vonë, më 29 korrik 2021, pa presionin e ambasadorëve, KM Edi Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e ‘Zonës së Novi Sadit’ (Mini-Shengenit që po i ndryshojnë emrin, por jo përmbajtjen), ka shkruar më tej Abazi.

Sipas tij, me këto nënshkrime, Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit.

Nuk e dimë kush ia ka propozuar Ramës datën 29 korrik për këto marrëveshje, por datë më domethënëse nuk mund të gjente!, ka shkruar ai.

Kosova nuk e përkrah këtë nismë, sikurse as Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina.

Qëllimi i “mini-schengenit”, sipas nismëtarëve të tij, është qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave./meKryeministrin.info/

By A. P.

4 thought on “Abazi: Nënshkrimet e Ramës janë të një kryeministri kolaboracionist,me planet ekspansioniste të Serbisë”
  1. Hi there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?

    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.

    If you know of any please share. Appreciate it!

Leave a Reply

Your email address will not be published.