Për të “avancuar” me projektin e “Mini-Schengenit” ballkanik, paraditen e së enjtes, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq e nisën me një video-konferencë.

Lidhur me këtë video-konferencë, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi, sipas të cilit dikush mund edhe ta quajë mungesën e reagimit të Ramës si miratim në heshtje, por në fakt është kolaboracionizëm i drejtpërdrejt.

Mediat kanë raportuar se në kuadër të “Zonës së Novi Sadit”, në datat 28-29 korrik, pritet të lidhen marrëveshje të reja për tregëtinë dhe lejet e punës mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan Observeri.com.

“Tre qeveritë po planifikojnë edhe korsi të veçanta të shpejta në pikat kufitare vetëm për qytetarët dhe bizneset e këtyre tre shteteve”, ka theksuar Abazi.

Pa kaluar 3 ditë nga dialogu në Bruksel, kur KM Kurti i numëroi Vuçiçit gjenocidet dhe krimet e Serbisë, si dhe 11 shkelje tregtare që Serbia po kryen aktualisht, KM Rama saboton çdo përpjekje për të vendosur drejtësi. Serbia as nuk është penduar, as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka hequr dorë nga synimet grabitqare, por kjo nuk po e pengon KM Rama ta ftojë Serbinë të fusë kriminelë gjenocidialë në Shqipëri nga korsia e shpejtë, ka shtuar tutje Abazi.

 

Vuçiç ka deklaruar sërish sot publikisht si në vijim: ”nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”. Rama nuk ka publikuar asgjë nga takimi i sotëm, dhe nuk ka patur asnjë reagim për deklaratat e Vuçiçit./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Abazi: Kryeministri Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.