Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi. Aktualisht, në kryeqytet janë 55 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 46 raste, Gjilani 37, Gjakova 26, Vitia 20, Klina 17 e të tjera.

Sipas MSH-së, 17 komuna si Novobërda, Hani i Elezit, Suhareka, Dragashi, Deçani, Rahoveci, e të tjera, nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 108.203 raste pozitive, 2.265 të vdekur, 105.633 persona të shëruar, ndërsa janë kryer 726.705 testime.

By UH

One thought on “55 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.