Dy memorandume mirëkuptimi dhe një marrëveshje ndërshtetërore u nënshkruan në “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal” në Shkup mes kryeministrit Edi Rama, homologut të tij Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Observeri mëson se tre liderët kanë firmosur:

Memorandumin e Mirëkuptimit për Lehtësimin e Importit, Eksportit dhe Lëvizjes së Mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshjen Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor.

Memorandumin për lëvizjen e tregut të punës në rajon, lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm

Në dokument theksohet se “Memorandumi i Mirëkuptimit për të lehtësuar importin, eksportin dhe lëvizjen e mallrave në Ballkanin Perëndimor” ka të bëjë me: thjeshtimin e formaliteteve që lidhen me importin, eksportin dhe lëvizjen/tranzitin e mallrave; bashkëpunimi i doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente; si dhe dispozitat e veçanta për sigurinë e ushqimit, çështjet veterinare dhe fitosanitare; dhe lëvizjen e lirë të produkteve industriale jo-ushqimore.

Ndërsa, “Marrëveshja për Bashkëpunimin për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor” përfshin gatishmërinë mes 3 shteteve për ndihmë vullnetare në rast fatkeqësish.

Në të përfshihen: planifikimi dhe zbatimi i masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe përmbytjet, tërmetet, zjarret, ndotja e mjedisit, aksidentet në anije, rreziqet radiologjike, pandemitë, si dhe si fatkeqësi industriale dhe fatkeqësi të tjera; raportim reciprok mbi kërcënimet, ndodhitë dhe pasojat e fatkeqësive; edukimi dhe trajnimi i personelit të shërbimit.

Memorandumi tjetër ka të bëjë me lëvizjen e tregut të punës në rajon, lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm.

By UH

Leave a Reply

Your email address will not be published.