Në Shqipëri, gjatë muajit të fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të rasteve të reja nga Covid dhe numrit të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Shqipëri: Shënohet një ulje e ndjeshme e numrit të rasteve të reja nga COVID-19”

Leave a Reply

Your email address will not be published.