Për të katërtën ditë radhazi në Shqipëri, nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në 2771 testime të kryera.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë kanë rezultuar pozitivë vetëm 4 persona, përkundër 3 që ishin një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Raporti i fundit i të infektuarve me COVID-19 nga Shqipëria”

Leave a Reply

Your email address will not be published.