Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID, nga 1542 testime të kryera në total.

Është fjala për një qytetar nga Shkodra.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë.

Një 83-vjeçar nga Tepelena i cili po merrte trajtim mjekësor në spital nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë./meKryeministrin.info/

By A. P.

Leave a Reply

Your email address will not be published.