Një dokument mbështetës, në mënyrë që ta marrin vaksinën, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga kategoritë e qytetarëve që janë me radhë për vaksinim…

Përmes një komunikate për medie, MSH’ja ka kërkuar nga kategoria e personave mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, si dhe kategoritë e tjera që të pajisen me dokumente përkatëse që dëshmojnë se i përkasin grupit respektiv.

“Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (faza II) , vaksinimi po vazhdon me kategorinë e personave të moshës mbi 65 vjeçare, personat më sëmundje kronike, profesionistët shëndetësor dhe kategoritë e tjera të parapara në fazën e dytë të vaksnimit, përfshirë forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19 si dhe mësimdhënësit”, thuhet në njoftim.

“Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetareve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket”, shtohet tutje.

Njoftimi i plotë:

Në Kosovë ka nga kjo javë ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë më vaksinën kundër COVID-19.

Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin e qytetareve në masë me vaksinën kundër COVID-19 dhe në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (faza II) , vaksinimi po vazhdon me kategorinë e personave të moshës mbi 65 vjeçare, personat më sëmundje kronike, profesionistët shëndetësor dhe kategoritë e tjera të parapara në fazën e dytë të vaksnimit, përfshirë forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19 si dhe mësimdhënësit.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetareve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetareve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;

Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;

Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);

Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në këta dy sektorë. /meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Ministria e Shëndetësisë vijon me sukses: Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”

Leave a Reply

Your email address will not be published.