Ministria e Drejtësisë në Kosovë, ka ngritur padi Kundër Komunës së Budvës në Mal të Zi, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katror tokë në “Rafailoviq”, raportojnë mediat malazeze.

Përveç kësaj, thuhet se Kosova po kërkon edhe kthimin e 33 mijë metrave katror tokë në Gjirin e Kamenovës.

“Vijesti” shkruan se Agjencia Kosovare e Privatizimit po kërkon kthimin e 33 mijë metra katrorëve në Gjirin e Kamenovës, i cili dikur ishte vendpushimi i punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe nxënësve të Kosovës.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk heq dorë të provojë se kompania “Rekreatus” nga Prishtina është pronari i vërtetë i 33 mijë metrave katrorë, dhe jo kompania me të njëjtin emër selia e së cilës është në Budva.

“Rekreaturs” është një ish-kompani sindikale nga Prishtina që kishte një vendpushim në Kamenovo dhe planifikoi të ndërtonte një të ngjashme në Ulqin. Nën rrethana të pashpjegueshme, kompania u zhvendos në Budva gjatë luftës në 1999, dhe “Atlas Group” e bleu atë në 2002 për 60 mijë euro”.

Resorti ka qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë, kanë mbetur vetëm kazermat e rrënuara dhe të papërdorshme, por deri më sot, ndërtimi i një resorti luksoz turistik nuk ka fillua, siç është planifikuar në dokumentet e planifikimit.

Gjykata Themelore në Kotor lëshoi ​​një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin, asgjësimin dhe ngarkesën e tokës 15 vjet më parë./meKryeministrin.info/

By A. P.

2 thought on “Mediat malazeze: Kosova kërkon kthimin edhe të 33 mijë metrave katror tokë në Gjirin e Kamenovës”

Leave a Reply

Your email address will not be published.