Shkëmb Manaj i LDK-së në një konferencë për media ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm në institucione.

Ai ka thënë se në institucionet e vendit, VV-ja ka filluar t’iu ofrojë strehë familjarëve e aktivistëve.

Manaj ka thënë se ky është tentim për kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

“LDK-ja duke e përcjellë me shqetësimin shtrirjen e kësaj dukurie dhe kërkon që një trend i tillë të ndërpritet. LDK-ja vlerëson se emërimet po bëhen për kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, e aq më keq është mënyra se si po arsyetohen këto emërime familjare. Në vazhdën e këtyre emërimeve është edhe emërimi i aktivistëve të VV-së në pozita udhëheqëse në Postë dhe Telekom. Është shqetësues fakti që gjatë këtyre ditëve të qeverisjes zyrtarët e lartë që kanë aktakuza po tentojnë të frikësojnë gjyqtarët e prokurorët”, ka thënë ai.

Manaj për vendimin e Bidenit ka thënë se ky është vendim ekzekutiv i presidentit dhe nuk është çështje e vlerësimit të institicioneve tona.

“Ne si LDK e mbështesim këtë vendim”, ka thënë ai.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se qëndrimi i LDK-së për dialogun ka qenë që kryeministri Albin Kurti para se të shkojë në Bruksel të prezantojë platformën.

“Duke pas parasysh që Qeveria Kurti ka filluar t’i ndryshojë qëndrimet tani ende shoqëria kosovare mbetet në një amulli se cila është platforma. Të gjitha marrëveshjet të cilat janë ratifikuar, rikthimi në ato marrëveshje është një tentim për t’i ikur përgjegjësisë qe e ka në të tashmen dhe në të ardhmen”, ka thënë ajo.

By UH

Leave a Reply

Your email address will not be published.