Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim Sébastien Gricourt, udhëheqës i Qendrës Ballkanike të Fondacionit Jean Jaures, me qendër në Paris.

Në këtë takim ata rikujtuan kohët dhe ngjarjet e viteve 1998-99, dhe periudhën kur Kurti mbahej peng në burgjet e Serbisë e Gricourt e kishte vizituar atje nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kurti dhe Gricourt biseduan për mundësitë e bashkëpunimit me Fondacionin Jean Jaures, që ka në fokus promovimin e proceseve demokratike, trajnimin e stafit politik dhe mbështetjen e iniciativave premtuese.

Diskutuan edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për rrugën e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Kryeministri Kurti takoi udhëheqësin e Fondacionit “Jean Jaures” me qendër në Paris”

Leave a Reply

Your email address will not be published.