Kryeparlamentari Glauk Konjufca në një adresim në Kuvend në seancën speciale në nder të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio, tha se vizita e të parit të diplomacisë italiane do të thotë shumë për Kosovën.

Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për kontributin e Italisë për vendin, ka deklaruar sot Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Shprehim nderime për prezencën tuaj sot, sepse vendi jonë shpreh mirënjohje për të gjithë atë që ka bërë Italia për vendin tonë.

Italia u bë vendi i parë ku u ngrit forca ajrore për shpëtimin e vendit tonë.

Viti 2020 ishte një vit i vështirë ku mbi 3.800 qytetarë të Kosovës e humbëm jetën nga pandemia, por edhe në Itali pati humbje të mëdha.

Shpreh ngushëllime për këtë humbje, duke falënderuar me këtë rast shtetin italian për ndihmat e vazhdueshme për shtetin tonë”, theksoi Konjufca./meKryeministrin.info/

By A. P.

One thought on “Konjufca: Për kontributin e Italisë, Kosova do të jetë përherë mirënjohëse”

Leave a Reply

Your email address will not be published.