Në llogarinë e tij në Instagram, Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një fotografi me homologun kosovar Kryeministrin Albin Kurti.

Në foton e publikuar në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, dy liderët shqiptarë duken të përqafuar dhe të buzëqeshur.

Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri Rama dhe Kurti i kanë lënë pas mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën.

Shqipëria ishte këtë herë mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës./meKryeministrin.info/

By A. P.

2 thought on “Dy Kryeministrat shqiptar: Kurti e Rama të buzëqeshur në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor”

Leave a Reply

Your email address will not be published.