Kryeparlamentari Glauk Konjufca, është pritur sot nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut Wolfgang Schauble.

Pas takimit, Konjufca ka deklaruar se institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm me Kosovën.

Në këtë takim të dy homologët diskutuan rreth zhvillimeve historike e politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë̈, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Kryekuvendari Konjufca falënderoi kreun e Bundestagut gjerman, Schauble, për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Në takim u konfirmua se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.

Gjatë takimit, kryekuvendari Konjufca shoqërohej nga shefi i Stafit Ilir Kërçeli, ambasadori Beqë Cufaj dhe diplomatja Valëza Oruqi./meKryeministrin.info/ ​

By A. P.

2 thought on “Detaje nga takimi Konjufca – Schauble”

Leave a Reply

Your email address will not be published.