Bashkëpunimi i zgjeruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian do të ndihmojë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell.

I pyetur nëse ai kishte biseduar me presidentin e SHBA, Joe Biden rreth raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel midis Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, shefi i diplomacisë europiane tha se ai kishte informuar sekretarin e Shtetit Antonio Blinken për këtë.

“Tani ka një bashkëpunim shumë të mirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Nuk është më një garë ku Shtetet e Bashkuara po përpiqen të imponojnë një proces të udhëhequr nga BE në dialog. Tani jemi duke bashkëpunuar ngushtë dhe kjo do të ndihmojë”, tha Borrell./meKryeministrin.info/

By A. P.

2 thought on “Borrell: Nuk është më një garë ku ShBA përpiqen të imponojnë një proces të udhëhequr nga BE”

Leave a Reply

Your email address will not be published.