Dy kandidaturat më të mundshme janë kryetari aktual Agim Bahtiri dhe deputeti Armend Muja.

Bahtiri tashmë ka shpallur kandidaturën për të parin e Mitrovicës, ndërsa Muja ende jo, por ai ka vazhduar të takojë disa herë qytetarët mitrovicas.

E njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mujës, sociologu Ramadan Beshiri, sot përmes një fotgrafie nga Kuvendi i Kosovës ka shpalosur një mesazh ku shkruan ” Mitrovica meriton më mirë

Ky mesazh përveç që shpreh pakënaqësinë e tij për udhëheqjen aktuale, mund të merret edhe si sinjal për një kandidaturë të mundshme të Armend Mujës për kryetar të Mitrovicës.

Madje, ky mesazh vije pikërisht nga ulësja e Armend Mujës në Kuvendin e Kosovës. Ndryshe disa parti politike kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar komuash, ndersa në Mitrovicë pritet që brenda muajit qershor t’i kemi të njohur kandidatët që do t’i hyjnë garës për të parin e qytetit.

By UH

Leave a Reply

Your email address will not be published.