Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

Acari siberik tashmë ka filluar të shtrihet mbi vendin tonë. E pas motit të kthjellët ditën e sotme, në fundjavë kalimi i një cikloni nga Italia, përgjatë jugut të rajonit, mundëson nga rajoni ynë reshje dëbore, vende-vende mjaft intensive.

Javën e ardhshme priten më shumë intervale me kthjellime dhe diell, mirëpo mbetet ende ftohtë.

Erërat gjatë fundjavës do të mundësojnë që ndotësit ajror të mbeten më të shpërndarë, e kjo ndikon që të kemi indeks të cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të mira. Ditën e hënë, kryesisht në mbrëmje, do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta./meKryeministrin.info/

By A. P.

67 thought on “Parashikimim i moti për ditën e Zgjedhjeve”

Leave a Reply

Your email address will not be published.