“Janë duke u zhvilluar disa procedura në QNR, njëra prej tyre është skanimi i listës përfundimtare të votuesve. Ky process ëhtë i domosdoshëm para se të fillojë numërimi i votave të personave me aftësi të kufizuara dhe të diasporës”, ka theksuar Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Sipas tij, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës.

Në QNR, ka përfunduar pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës. Në këto momente në QNR janë duke u skanuar listat përfundimtare të votuesve. Ky proces është i domosdoshëm për të bërë krahasimin në mes të votuesve që kanë votuar në vendvotime të rregullta dhe atyre me kusht. Kjo bëhet që të na mundësohet të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe votave tjera.

Elezi, ka treguar procedurat të cilat duhet të ndiqen deri te numërimi i votave që kanë ardhur nga diaspora.

“Janë duke u zhvilluar disa procedura në QNR, njëra prej tyre është skanimi i listës përfundimtare të votuesve. Ky process ëhtë i domosdoshëm para se të fillojë numërimi i votave të personave me aftësi të kufizuara dhe të diasporës. Duhet parë nëse ka ndonjë rast ku një person ka votuar edhe në vendvotim të rregullt edhe me kusht. Ky proces është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta, atyre me kusht dhe nga jashtë vendit, ndonjë datë nuk kemi.

Elezi tha se procesi i numërimit të votave të diasporës nuk do të zgjasë shumë.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postës, rreth 43 mijë pako të supozuara me fletëvotime. Brenda pak ditësh fillon hapja dhe numërimi I tyre. Atëherë do të dimë saktë numrine fletëvotimeve nga jashtë vendit. Numërimi i tyre nuk zgjat shumë, brenda 1 apo dy ditësh përfundon dhe bashkëngjitet numrit të votave tjera”, tha Elezi./meKryeministrin.info/

By A. P.

229 thought on “Kur pritet të fillojë numërimi i votave nga Diaspora dhe atyre me kusht!”
  1. 1

    Kur pritet të fillojë numërimi i votave nga Diaspora dhe atyre me kusht! – meKryeministrin.info

  2. Hello would you mind letting me know which web host you’re working with?

    I’ve loaded your blog in 3 different web browsers and I must say this blog loads a
    lot quicker then most. Can you suggest a good hosting provider at a fair price?

    Cheers, I appreciate it!

Leave a Reply

Your email address will not be published.