Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Ish-Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia, në Prishtinë ka arritur t’i sigurojë mbi 23 mijë vota.I njejti, është përmendur shpesh herë si kandidati ideal i Lëvizjes Vetëvendosje për ta udhëhequr Prishtinën.

Vitia, ish-drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, ka marrë mbi 23 mijë vota, derisa votat e tij, në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë shënuar rritje krahasuar me ato të vitit 2019, ku ai në Prishtinë kishte marrë 11 mijë e 445 vota, e në tërë Kosovën 26 mijë e 106 vota.

Vitia këto zgjedhje mori më shumë vota në Prishtinë, ai ka mbetur pas Vjosa Osmanit, e cila me iniciativën e saj në këto zgjedhje ka hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ku mbante numrin dy.

Osmanin e kanë votuar më shumë se dyzetekatër mijë qytetarë në kryeqytet, ndërkaq diferenca mes saj dhe Vitisë është rreth 20 mijë vota.

Sipas raportimeve jozyrtare nëpër media, Osmani ka marrë mbi 250 mijë vota në tërësi. Nëse kjo qëndron, atëherë Osmani bëhet politikania më e votuar ndonjëherë në Kosovë, me sistemin zgjedhor me lista të hapura. Këto vota nuk përfshijnë akoma votat me kusht dhe votat me postë.

Osmani ka lënë pas vetes edhe numrin 3 në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufcën.

Konjufca ka arritur të sigurojë mbi 30 mijë e 500 vota në Prishtinë, duke bërë që diferenca ndërmjet tij dhe Osmanit të jetë mbi 13 mijë e 500 vota./meKryeministrin.info/

By A. P.

2 thought on “Arben Vitia në Prishtinë ka arritur t’i sigurojë mbi 23 mijë vota”

Leave a Reply

Your email address will not be published.