Sot u mbajten zgjedhjet rebrendshme për kandidatët për deputetë në subjektin më të madh politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve nxori tetë emra si kandidat për deputet.

Bëhet e ditur që Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prishtine zyrtarizoi kandidaturën e Albin Kurtit për deputet.

Kjo qendër, përpos kryetarit Albin Kurti, ka propozuar për kandidatë edhe Liburn Aliun, Arben Vitinë, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën, Fitore Pacollin, Albulena Haxhiun dhe Hatixhe Hoxhën.

Pas vendimit të fundit të KQZ-së që t’iu pamundësohet kandidimi për deputet të dënuarëve me burgim në tre vitet e fundit, pritej që Kurti të mos kandidonte fare.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme qendrore mbahen me 14 shkurt të këtij viti, lista përfundimtare e partive politike në vend ende s’është bë publike./meKryeministrin.info/

 

By F. P.

One thought on “Zyrtare: Albin Kurti kandidat në listën e deputetëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published.