Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot zyrtarizuan marrëveshjen për listë të përbashkët garuese për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në konferencën e përbashkët për media e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit është pyetur nëse pas zgjedhjeve mund të arrihet ndonjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovësë. Kurti u përgjigj:

“Për besë nuk mund të përgjigjem thua se bëhet fjalë për shtatorin 2019, ky është referendum, pyetjet të vitit 2019 s’mund t’i jap përgjigje të vitit 2019”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i ka thënë jo ofertës për debat publik të propozuar nga kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, ka thënë Kurti./meKryeministrin.info/

By F. P.

One thought on “Kurti për debatin me Hoxhajn: Ne nuk garojmë për vendin e dytë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.